Connect with us

Lajme

ANALIZË/ Vëmendja dhe sytë në mbrëmjen e 17 tetorit

Publikuar

ANALIZË NGA ZYRTARE.net

Fushata politike zgjedhore e cila zyrtarisht përfundon sonte sipas të gjitha gjasave do të ketë vazhdimin e saj që nga 18 tetori. Numri i madh i kandidatëve për kryetar komunash është arsyeja kryesore pse në një numër të madh komunave në vend do të zhvillohet fushatë edhe përgjatë dy javëve të ardhshme. Premtimet dhe programet e prezantuara nga kandidatët për kryetar komunash, qoftë të opozitës apo pushteti në masë të madhe nuk korrespondojnë me kapacitet financiare të vetë njësive të vetqeverisjes lokale. Duke synuar një votë plus kandidatët në përgjithësi shumë pak kanë mbajtur llogari se vallë ata që e premtojnë mund ta realizojnë ose jo. Kandidatët për kryetar komunash edhe kësaj radhe me apo pa qëllim nuk janë kujdesur fare që zotimet e tyre t’i përputhin me nivelin aktual të decentralizimit administrativ dhe atij fiskal. Me qëllim marrjen e sa më shumë votave ata edhe në këtë fushatë politike nuk morën guximin që të edukojnë qytetarin e rëndomtë rreth vetë kompetencave që i kanë komunat. Andaj kandidatët shkuan deri në atë shkallë saqë edhe kësaj radhe premtuan ndërtimin e spitaleve (edhe pse kjo bëhet me vendim të pushtetit qendror), apo hapjen e stacioneve të reja policore gjë për të cilën nuk kanë fare kompetenca. Ose ndërtimin e cërdheve të cilat nuk mund të ndërtohen pa “aminin” e ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Më përjashtim të dy incindetëve në Cair dhe Zhelinë, ku gjatë tubimeve të BDI-së, pati të shtëna armësh, e të cilas sipas njohësve të proceseve politike janë më tepër demonstrim i forcës, sesa shprehje e gëzimit nuk, gjegjësisht dëmtimin e bilbordeve të kandidatët të Aleancës-Alternativës, në Tetovë, shkelje tjera të këtij formati nuk u regjistruan.

Me 17 tetor vendoset për zgjedhjet parlamentare!

Epilogu i votave të cilat partitë politike do t’i fitojnë në listat për këshilltar pritet ta determinojnë cështjen se vallë do të kemi vitin e ardhshëm zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend ose jo. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 pas shumë cikleve zgjedhore kryetari i Shkupit, nga radhët e LSDM-së, u zgjodh në rrethin e parë. Kjo falë votave shumicë të trupit votues shqiptar. Shumicë votave LSDM fitoi edhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit, (21 nga gjithsej 45 vende për këshilltar). Njëherit LSDM i fitoi edhe shumicën e komunave në Shkup. Megjithatë, kjo nuk është rast me këshillat komunal. Rasti i komunës së Gazi Babës dhe Butel. Pra, votat të cilat i marrin partitë në rrethin e parë janë votat më reale të cilat e përcaktojnë numërin e elektoratit që ju qëndron pas. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara në fushatën që e lam pas mund të vërehet se partitë politike janë kujdesur që në listat e tyre për këshilltar të ketë njerëz nga sferat e ndryshme të shoqërisë. Kjo lë shpresë se gjatë katër viteve të ardhshme mund të kemi debatë më të rregullta dhe më transparente brenda këshillave komunal. Kjo sidomos vlen për komunat të cilat drejtohen nga shqiptarët. Qoftë në listat e pushteti apo të opozitës mund të vërehen kuadro të ri. Megjithatë, zgjidhja përfundimtare për zhbllokimin e Këshillave Komunal, pa dyshim se është ndryshimi i Kodit Zgjedhore, dhe hapja e listave. Njëherit në kampusin shqiptar për herë të parë në këto zgjedhore garon një listë e pavarur e kandidatëve. Bëhet fjalë për aktivistët “Më mirë për Tetovën”.

Premtime jo reale për Cairin

Kryetari aktual i Cairit, Visar Ganiu, i cili gjatë kësaj fushate politike e kërkoi edhe një mandate për të udhëhequr këtë komunë urbane të Shkupit, me qëllim përfundimin e “Kontratës”, së famshme edhe kësaj radhe u paraqit para elektoratit me premtime jo reale. Nëse fushatën e vitit 2017 Ganiu, premtoi ndërtimin e mbi dhjetë rrethrrotullimeve, s’i zgjidhje për komunikacionin në Cair, (premtim jo i realizuar), ai në këtë fushatë vazhdoi me avazin e vjetër të “mashtrimit të hapur” të qytetarëve. Kësaj radhe ai premtoi ndërtimin e 12 garazheven në kate dhe pishinë në cdo lagje të Cairit. Kjo qasje e kandidatit të BDI-së, po ndodh në kohë kur ai në mandatin e tij katër vjecar nuk ndërtoi asnjë garazhë në kate, dhe aq më pak pishinën e vetme në Cair. Ndërkohë, nëse i hidhet një sy “Programit” të ri me të cilën Ganiu, garron mund të vërehet se zotimet e shënuara në këtë document nuk dallojnë fare nga ato të kontratës. Dmth, nuk përputhen me kompetencat e komunes, po të njëjtat janë kryesisht të lidhur me vendimet e Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit. Po, një fjalë e vjetër popullore thotë “letra gjithcka mban”.

Të ngjashëm, por jo si Visari, janë edhe premtime të oponentëve të tij, Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa dhe Bekim Sali nga koalicioni Alternativa-Alenca për Shqiptarë. I parë i cili njëherit është edhe deputet aktual në Kuvend, ndër premtimet kyce e kishte shpronsimin e shtëpive private në lagjet e Gazi Babës dhe Serave, dhe krijimin e hapësirave publike për qytetarë. Ide me vend. Por, mjetet për realizimin e këtyre projektee i kalojnë miliona eurot para këto që fatkeqësisht Komuna e Cairit, nuk i ka në dispozicion.

Edhe premtime Bekimit, nuk përkojnë me gjendjen në teren. Ai premton ndërtimin e parkingjeve nëntokësoren në disa lokacion në Cair, por e harron faktin se për këso lloji të ndërhyrje urbane nevojitet dislokimi i një infrastrukture të madhe nëntokësore (rrymë, ujësjellës, ngrohje qendrore). Ai po ashtu premton edhe vendosjen e disa “degave” policore brenda lagjeve urbane. Ndërkohë, nuk i merr parasysh të dhënat statistikore se Ministria e Punëve të Brendshme, është ajo që vendos për hapjen e stacioneve të reja policore, gjegjësisht nuk i shqyrton deklarat e zyrtarëve të MPB-së, se përkundër konkurseve të shpeshta të kësaj ministira vendi ynë ka mungesë të nëpunësve policore.

Votat shqiptare vetëm te LSDM, jo më!

Marrëveshja për koalicion mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës – Alternativës, është treguesi më i mirë se në Shkup, nuk do të përsëriten zgjedhjet e vitit 2017 kur shqiptarët pa hamendje ia dhanë votat kryetarit aktual Petre Shilegov. Ndonëse në opinion ende mbizotron përceptimi se VMRO-ja, nuk është e reformuar një pjesë e votave shqiptare në zgjedhjet me 17 tetor do të shkojnë në konto të kandidates së pavarur Danella Arsovska, të cilën e mbështet VMRO-DPMNE. Minimum nga eshaloni i parë i koaliconit Aleanca-Alternativa. Për votat shqiptare të cilat sipas të dhënave statistikore janë mbi 40 mijë në Shkup, garojnë edhe 10 kandidat tjerë në Shkup. Gjithsesi në këto zgjedhje pritet të ketë edhe laramani më të madhe në përbërjen e Këshillit të Qytetit, të Shkupit, për të cilën garojnë mbi dhjetë lista të pavarura. Partia politike “Levica”, me një këshillta të vetëm në Këshillin e Qytetit të Shkupit, gjatë katër viteve të kaluara ka ngjallur debate të ndryshme./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK