Connect with us

Sport

Kosova U-17 kualifikohet në “Elite Round” për “Euro 2022”

Publikuar

më

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Austri, duke kaluar në “Elite Round” në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin 9, ekipi i drejtuar nga Arsim Abazi ka arritur të shënojë fitore, me rezultat të ngushtë ndaj Ishujve Faroe, 1:0.

Kjo fitore ia ka mundëësuar Dardanëve të rinj që t’i gëzohen kualifikimit në “Elite Round”.

Golin e fitores dhe të kualifikimit tutje për Kosovën e realizoi Arjol Bllaca në minutën e 59-të.

Kësisoj, Kosova U-17 e mbylli këtë fazë të kualifikimeve në vendin e dytë me 6 pikë pas tri ndeshjeve.

Në ndeshjen e parë Dardanët U-17 e kishin mposhtur Austrinë, derisa në ndeshjen e dytë pësuan humbje me rezultat të ngushtë nga Sllovenia.

Pas ndeshjes përzgjedhësi Arsim Abazi, u shpreh i lumtur me suksesin e arritur dhe përgëzoj djelmoshat e rinj për angazhimin dhe disiplinën e treguar në këto ndeshje kualifikuese.

“Të them të drejtën edhe vet nuk e kam pritur një paraqitje të tillë brilante nga lojtarët tanë në këto tri ndeshje, pasi e kishim pak kohë në dispozicion për t’u përgatitur. Me shumë prej këtyre lojtarëve nuk kam pasur rastin të punoj shumë, ngase nuk kishim data të lira të FIFA-s për t’i grumbulluar në Prishtinë, por brenda pak ditësh kemi arritur që t’i motivojmë dhe ta bëjmë një ekip shumë të mire dhe shumë të disiplinuar. Djemtë kanë treguar karakter shumë të fortë dhe angazhim maksimal në secilën ndeshje. Edhe pse në duelin ndaj Sllovenisë kemi humbur, lirisht mund të them se djemtë e kanë zhvilluar lojën më të mirë. Të gjithë në ekip jemi shumë të lumtur për këtë sukses dhe të kënaqur me atë çfarë treguan këta djem. Tash e presim me entuziazëm raundin tjetër. Besoj se do të kemi kohë të mjaftueshme për të përfshirë në ekip edhe ndonjë tjetër lojtar cilësor dhe pse jo të synojmë kualifikimin. Normalisht se niveli në “Elite Round” është shumë më i lartë, ngase aty ngelin 30 ekipet më të forta, por ne do të vazhdojmë të përgatitemi sa më mirë. Nëse djemtë do të angazhohen dhe luftojnë me kaq shumë përkushtim sikurse në këto tri ndeshje, atëherë besoj se mund të bëjmë befasi. Për mendimin tim kjo është një gjeneratë shpresëdhënëse për të ardhmen e Kombëtares sonë“, ka thënë Abazi.

Lajme7 minutes ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme25 minutes ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni33 minutes ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri39 minutes ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme1 hour ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë1 hour ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri3 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë4 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme4 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

Lajme4 hours ago

Nga banka e të akuzuarve në krye të vendit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

Maqedoni5 hours ago

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

Lajme6 hours ago

Ministria që udhëhiqet nga Fitore Pacolli obligon Komunën e Skenderajt ta pastrojë lumin Klina

NA NDIQ NË FACEBOOK