Connect with us

Uncategorized

MASKA: BDI Kumanovë do të përkrahë kandidatin shqiptar për kryetar komune

Publikuar

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë, ka marrë vendim të ri në lidhje me zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

BDI dhe LSDM kanë marrëveshje për mbështetje të ndërsjellë të kandidatëve për kryetar komunash me çka në komunat ku shumica janë shqiptarë, LSDM nuk ka nxjerrur kandidat, ndërsa tek komunat e drejtuara nga maqedonas, BDI përkrah kandidatët e LSDM-së. Por megjithëse ka marrëveshje, e njëjta siç duket nuk do të vlejë për Kumanovën. Kjo degë e BDI-së ka specifikat e saj, ndërsa ka pësuar edhe disa tronditje ndër vite.

Sot përmes një kumtese, nga BDI – Kumanovë njoftojnë se në këto zgjedhje nuk do të përkrahin kandidatin e LSDM-së. Ata thonë se qëndrojnë pas kandidati shqiptar të propozuar nga Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, ndërsa aktivistët dhe votuesit e BDI-së do të orientohen fuqishëm për listën e këshilltarëve.

“Vlerësojmë se gara në Komunën e Kumanovës është specifike. Përvoja në të kaluarën ka dëshmuar se mbështetja e parezervë ndaj një kryetari maqedonas, nuk na ka ndihmuar si shqiptarë, përkundrazi u ka dhënë zemër më shumë kryetarëve maqedonas për të diskriminuar edhe më shumë. Prandaj, blloku politik shqiptar duhet ta koncentrojë votën në një kandidat, me qëllim që në rrethin e dytë të arrijnë të bëjnë marrëveshjen e duhur në të mirën e qytetarëve shqiptarë të kësaj komune”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI – Kumanovë./Marrë nga MASKA.al/

Maqedoni36 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK