Connect with us

Lajme

Zaev përsëri me deklaratë skandaloze për zjarrin në Tetovë: Jeta vazhdon, politikanët janë në kampanjë zgjedhore

Publikuar

Kryeministri Zoran Zaev përsëri ka bërë deklaratë skandaloze për zjarrin që kaploi spitalin modular në Tetovë me 8 Shtator, ku humbën jetën 14 persona. Kohë më parë ai tha se është banale të flitet për temën e zjarrit, ndërsa sot në një deklaratë tjetër skandaloze ka deklaruar që jeta vazhdon dhe se politikanët janë në kampanjë zgjedhore duke mos u përgjigjur se a do të ketë përgjegjësi apo jo.

“Unë e di se hulumtimit kriminalistik dhe analizës kriminalistike po i vjen fundi. Dhe me të vërtetë pres që ato të publikohen, sa më shpejt aq më mirë është, këtu për të zgjidhur të gjitha këto dilema”, tha kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me hetimin e zjarrit në spitalin modular të Tetovës.

– Jeta vazhdon, politikanët janë në një fushatë, aktivitetet e përditshme po ndodhin, është koha për të publikuar atë raport në mënyrë që unë natyrisht të mund të shpreh qëndrimin tim për dorëheqjet e ofruara të ministrit, zëvendësministrit, shtoi Zaev./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK