Connect with us

Lajme

Imunizimi në RMV, disa qytetarë tashmë kanë pranuar dozën e tretë

Publikuar

më

Interesimi i qytetarëve për t’u imunizuar kundër virusit korona vazhdon me ritëm të ngadaltë. Gjatë 24 orëve të fundit 1.820 qytetarë kanë marrë dozën e parë. Ndërkaq me dozën e tretë dje janë vaksinuar 69 persona. Interesimi për dozën e tretë sot është shtuar tek personeli mjekësor që janë në listën me prioritet.

“Po, do ta marr dhe të vazhdoj të funksionoj ashtu siç duhet të gjithë të lëvizim kudo që shkojmë dhe jo të rikthehemi në karantinë.”

 “Vetëm unë e shoqja s’jemi të vaksinuar por do t’i marrim sepse jam në punë të shtetit dhe e kam patjetër ta marr.”

“Po, të parën. Përse ke pritur kaq gjatë? Po ja sot ja nesër, kisha virusin dhe ja kështu tani erdha ta marr”.

Javën e kaluar Bullgaria dha donacion 51 mijë vaksina “Pfizer&BioNtech” afati i të cilave do të skadojë më 30 shtator, andaj në të gjitha pikat e vaksinimit pikërisht vetëm ky lloj vaksinash po jepen edhe dy ditë.

Pavarësisht asaj se cilin lloj të vaksinës kanë marrë në dozën e parë dhe të dytën si Sputnik, Sinofarm apo Sinovak, do të thotë dozën e tretë duhet ta merrni Pfizer. Filluam të vaksinojmë tani duke parë periudhën kohore pasi duhet të kalojnë 6 muaj shumë qytetarëve tani u ka kaluar kjo kohë”, tha Bore Radevski, drejtor i Poliklinikës “Jane Sandanski” Shkup

Deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës janë imunizuar afër 47% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë më së shumti të vaksinuar me dozën e parë ka në këto qytete.

Ministria e Shëndetësisë:

Ndërmjet 60-65% në Negotinë, Kavadar, Ohër dhe Gjevgjeli;

Ndërmjet 50-60% Manastir, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Vallandovë dhe Shtip;

Ndërmjet 40-50% Kërçovë, Sveti Nikollë, Koçan, Dellçevë, Krivo Pallankë, Strugë, Shkup dhe Tetovë;

Ndërmjet 30-40% Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.

 Ndërkaq me dy doza të vaksinës deri më sot janë vaksinuar mbi 721 mijë qytetarë.

 Adnan Qaili

Lajme19 minutes ago

Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Maqedoni49 minutes ago

Banesa me 20 për qind ulje për çiftet e reja – në Aerodrom një metër katror mund të kushtojë 954 euro!

Shqipëri54 minutes ago

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

Lajme1 hour ago

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajme1 hour ago

Hodai alarmon: Jepen diploma pa dije, pa u paraqitur studentët asnjë ditë të vetme në fakultet

Lajme2 hours ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni3 hours ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri3 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme4 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni4 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë4 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë4 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK