Connect with us

Shqipëri

Noka del i revoltuar nga selia: Ja përplasja që ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës

Publikuar

Një tjetër përplasje mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha ka ndodhur ditën e sotme në selinë blu.

Vetë Noka, pasi ka dalë nga takimi me Bashën, ka deklaruar se i ka thënë këtij të fundit se nuk do të mund ta ndalojë mbledhjen e kongresit dhe kuvendit të partisë.

Noka akuzoi Bashën se po i bën presion kryetarëve të PD në rrethe, për t’i mbyllur derën Sali Berishës. Edhe për deputetët e tjerë që kanë mbajtur krahun e Bashës, Noka tha se kanë qenë nën presion.

Deklarata e Nokës:

Ideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturës pro-amerikanizëm dhe të sulmojë bazën si anti-amerikane, ajo që i bëra me dije është se Kongresi i Partisë do të mblidhet, Kuvendi do të mblidhet, jo për të shqyrtuar ndonjë vendim të SHBA, por do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është kryetar ilegjitim. Gjithçka është një proces, dhe askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur.

Nga informacionet që kemi ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtues degësh, duke iu bërë shantazh, duke i presioniuar që të mos i hapin derën liderit të PD, Sali Berisha. Kjo nuk është vetëm e turpshme por është e neveritshme.

Unë kam 30 vjet në këtë parti, kam ardhur që fëmijë, po të ishte për interesat e mija…unë jam angazhuar në politikë për të mirën e gjithë shqiptarëve.

Asnjë përplasje, asnjë përçarje nuk do të ketë sepse shumica e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Kjo ishte arsyeja pse ai nuk u konsultua me institucionet dhe e mori vendimin natën. Foltorja po i bashkon demokratët. Kjo parti që është sot në drejtimin e Bashës nuk është fituese. Demokratët kanë nevojë për një lider që i çon drejt fitores.

Çdokush që ka dalë krah vendimit të Bashës është detyruar. Kanë dalë të zbehur, të venitur sepse asnjëri s’ka qenë pro atij vendimi.

Advertisement
Shqipëri5 minutes ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme25 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme60 minutes ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë1 hour ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme1 hour ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme3 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme4 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

NA NDIQ NË FACEBOOK