Connect with us

Sport

Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Kosovë (VIDEO)

Publikuar

Kombëtarja e Spanjës në futboll ka mbërritur tashmë në Kosovë.

Nëpërmjet një njoftimi është bërë e ditur mbërritja e tyre në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Përshëndetje Prishtinë. Ekspedita e Spanjës ka shkuar nga aeroporti në hotel dhe po qëndron aty. Këtë pasdite, stërvitje zyrtare dhe konferenca për media në stadiumin Fadil Vokrri”.

Në ndërkohë Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive nga akomodimi i kombëtares spanjolle në një nga hotelet në kryeqytet.

Nesër me datë 8 shtator me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët do ta kenë përballjen kundër “Furisë së kuqe” në kualifikimet për kampionatin botëror “Qatar 2022”.

https://www.youtube.com/watch?v=e2eN5x3GgHU

NA NDIQ NË FACEBOOK