Lajme
“Po luftohet me të njëjtën armë të dështuar ndaj Covid”/ Mjeku thirrje kolegëve: Hiqni ‘syzet e miopisë’

Profesori dhe mjeku Gëzim Xhepa, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale sa i përket situatës së pandemisë dhe vaksinimit.
Sipas mjekut, duke marrë shembull Izraelin, shtimi i dozave të vaksinimit dhe zbritja e moshës, tregon se po luftohet me të njëjtën armë të dështuar .
Xhepa i bën thirrje kolegëve të heqin ‘syzet e miopisë’ dhe të shohin realisht përmasat e ligjit global antikushtetues të vaksinimit të detyruar.
“Izraeli…!!! Ndjehet i pambrojtur dhe ndaj dozës së tretë me pfizer dhe rekomandon dozën e katërt…, duke luftuar me të njëjtën armë të dështuar armikun e pandehmës covid…!!! I kërkoj mendim kolegëve që rekomandojnë aplikimin e një teknologjie gjenetike të deshtuar dhe zbritjen e moshës së vaksinimit në mosha fraxhile ndaj teknologjive gjenetike…!!!
Të nderuar kolegë pse argumentoni zbutjen e klinikës së sëmundjes me vaksinimin dhe jo me mutacionin e virusit, që dihet që është akt konformist dhe zbutës, me anë të të cilit virusi mbron ekzistencën e tij…!!! Të shkelësh mbi parimet mjekësore klasike të pakundërshtueshme duke u sugjestionuar nga politika…, do të thotë të jesh ose i paaftë, ose servil, ose dashakeqës….!!! Të nderuar kolegë, hiqni syzet e miopisë dhe shihni realisht përmasat e ligjit global antikushtetues të vaksinimit të detyruar…!!!”/CNA.al




















