Sport
PSG vazhdon pa telashe, fiton edhe kundër Lille

Lojtarët e Thomas Tuchel kanë fituar para tifozëve të tyre, duke mposhtur skuadrën e Lille me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.
Ishte Mauricio Icardi ai që shënoi golin e parë në këtë takim, kur kishin kaluar vetëm 17 minuta lojë.
Golin e dytë dhe rezultatin final e vendosi Angel Di Maria, duke vazhduar formën e tij spektakolare. Ai gjeti rrjetën në minutën e 31’.
Me këtë fitore PSG vazhdon rrugëtimin pozitiv, duke numëruar tashmë 33 pikë, në 14 ndeshje.
Lille pozicionohet në pozitën e gjashtë aktualisht, me 19 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/






















