Connect with us

Lajme

Të dielën fillon regjistrimi, po bëhen përgatitjet e fundit

Publikuar

më

Autoritetet thonë se gjithçka është gati për të filluar dhe të mbahet regjistrimi, si dhe nuk presin probleme. Paralajmërojnë se ka zgjidhje edhe për ata qytetarë të cilët nuk duan të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, dhe se atyre do t’u dërgohen regjistrues të vaksinuar.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se nuk pret probleme me regjistrimin e popullsisë, dhe në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se si të zgjidhen situatat me ata qytetarë që nuk do të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, ai paralajmëroi se do të ketë ndërrim të regjistruesve.

“Do të përpiqemi çdo herë me fleksibilitet maksimal. Bisedova me ministrin e Drejtësisë në një rast dhe drejtorin e Entit të Statistikave ku, natyrisht, kur ndodhin situata të tilla, mund të bëhet një regjistrim i regjistruesve në mënyrë që të jemi fleksibël në kërkesat dhe pritjet e qytetarëve”, deklaroi kryeministri.

Zaev tha se përqindja e reagimeve të tilla është e vogël, sepse shumica e regjistruesve janë të vaksinuar, dhe, siç tha ai, mbi 50 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç gjithashtu janë të vaksinuar.

“Regjistruesit janë gjithashtu të vaksinuar në një përqindje të konsiderueshme. Unë mendoj se duke pasur parasysh se regjistrimi bëhet për 20 ditë, këtë herë janë 25 ditë, ne kemi mundësi shtesë për veprim fleksibël me qëllimin përfundimtar për të mbledhur të gjitha të dhënat nga qytetarët tanë”, tha Zaev gjatë vizitës së shkollës së mesme mjekësore “Pançe Karagjozov”.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq ndërkaq tha se regjistruesit janë të përgatitur mirë, kanë pajisje të mira për regjistrimin.

“Pres që regjistrimi të fillojë të dielën në mëngjes, i cili do të zgjasë deri më 30 shtator dhe i cili duhet të mbledhë të gjithë informacionin. Nuk ka pengesa ligjore për fillimin e regjistrimit, as nuk ka pengesa teknike apo logjistike. Është e vërtetë që ne jemi duke punuar në rritjen e numrit të regjistruesve rezervë në zona të caktuara. Qeveria i ka vënë në dispozicion ata njerëz që punësohen me bazë kontrate nga institucionet për të ndihmuar aty ku ka nevojë dhe unë mendoj se kjo do të rrisë numrin e regjistruesve”, tha Mariçiq.

Theksoi se të gjitha masat shëndetësore si për regjistruesit ashtu edhe për popullatën janë miratuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive.

“Kështu që janë bërë të gjitha parakushtet për një Regjistrim të sigurt, të shpejtë dhe të besueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë pas 20 vjetëve”, shtoi Mariçiq.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në regjistrim, mes tjerash, sheh edhe në mundësinë të dihen numrat e saktë dhe përfundimtar dhe  karakteristikat statistikore të personave në rrezik social, personave me aftësi të kufizuara, personave të cilët kanë nevojë për çdo shërbim social që të mundet të krijohen politikat.

Deri në fillim  të regjistrimit do të  kryhen trajnime shtesë, por edhe vizitë në qarqet e regjistrimit  në të cilat janë angazhuar regjistruesit. Deri të dielën, çdo regjistrues së bashku me instruktorin e tij rajonal do të bëjë plan për lëvizje në qarkun e regjistrimit me qëllim që asnjë objekt, asnjë amvisëri, të mos mbetet i papërfshirë.

Regjistrimi do të fillojë të dielën, më 5 shtator, dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Deri në atë ditë do të zgjasë edhe regjistrimi onlajn i diasporës që filloi më 1 mars. Deri dje në orën 7.30 në diasporë janë regjistruar 190.890 qytetarë. Një operacion i këtillë statistikor në vend për herë të fundit është zbatuar në vitin 2002. 

Maqedoni1 hour ago

Përmbysje në kulturë: Gjykata Kushtetuese shfuqizon Marrëveshjen Kolektive, pagat duhet të rregullohen deri më 1 prill!

Shqipëri2 hours ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme3 hours ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni4 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri4 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme5 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni6 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri7 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme9 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni9 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri9 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

NA NDIQ NË FACEBOOK