Sport
Sergio Oliveira afër të transferohet te Roma

Sergio Oliveira është në bisedime të avancuara për t’u transferuar te Roma nga Porto.
Nga raportimet e mediave italiane, thuhet se një marrëveshje në mes dy klubeve është afër të arrihet, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Roma është duke shikuar që ta marr portugezin në huazim me të drejt blerje në fund të sezonit.
Gazetari portugez Pedro Almeida dhe Sky Sport Italia janë duke raportuar se një marrëveshje është shumë afër përfundimit.
Oliveira në sezonin e kaluar është paraqitur në 48 ndeshje për Porton dhe ka kontribuar me 20 gola dhe shtatë asistime.






















