Connect with us

Lajme

Objektet pa leje nuk i ka bërë BDI-ja

Publikuar

Prokuroria ende nuk ka hapur asnjë procedurë hetimore për objektin “Titanik” në Çair, për të cilin investigimi i IRL-së tregoi se është ndërtim pa leje. Nga prokuroria thonë se për momentin po shohin informacionet në lidhje me objektin, e nëse ka elemente të veprës penale do të ngritet padi adekuate.

“Prokuroria Publike i ndjek të gjitha informacionet dhe nëse vërtetohen të gjitha elementet për vepër penale dhe identifikohet kryerësi i veprës penale, do ta ndjekë penalisht në përputhje me kompetencat ligjore”, thanë për TV21 nga Prokuroria Publike Themelore.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski thotë se probleme të tilla më ndërtime pa leje ka pasur, ka dhe do te ketë, ndërsa për objektin në fjalë tha se përgjigje duhet të japë komuna e Çairit.

“Procedurat të cilat janë nën kompetenca të pushteti lokal nuk dua t’i komentoj sepse bëhet fjalë për raste individuale për cka duhet pushteti lokal të jap përgjigje për këtë pyetje. Kompetencat janë të tyre dhe inspektoret për ndërtimet të kategorisë së dytë janë në komuna dhe për raste konkrete mund të informoheni në komuna që tu ju japin përgjigje konkrete për raste të tilla”, deklaroi Boçvarski më 27 gusht 2021.

Pyetëm edhe kryetarin e Çairit Visar Ganiu. Ai nuk foli konkretisht për objektin, por tha se objektet pa leje në Cair janë trashëguar nga kryetarët e mëhershëm para vitit 2005.

“Me ligjin e vjetër për aplikim ka pasur diku mbi 8000 mijë kërkesa për legalizim, mbi 5000 prej tyre ne si komunë i kemi shqyrtuar. Jemi njëra ndër komunat me përqindje me të madhe të cilat i kemi realizuar kërkesat e bashkëqytetarëve tanë. Mos harroni edhe një fakt se në 2005 kur është marrë kjo komunë nga BDI, 85 % të objekteve në Komunën e Çairit kanë qenë pa leje dhe ato nuk i ka bërë BDI, por i kanë bërë kryetarët e mëhershëm të cilët kanë menaxhuar me këto komuna”, u shpreh Ganiu më 26 gusht 2021.

Sipas hulumtimit të kryer nga IRL, ndërtesa Titanik nuk ka pasur leje ndërtimi nga Komuna e Çairit. Themelet e ndërtesës kanë filluar të hidhen në periudhën 2013/2014, është diku 12 katëshe dhe ka mbi 100 apartamente. Sipas planit urbanistik aty është paraparë të ndërtohet objekt me kat përdhes dhe plus 3 kate. Megjithatë me ligjin e vjetër për legalizimin e objekteve është parapare që te legalizohen të gjitha objektet pa leje te cilët janë ndërtuar deri në vitin 2011. Propozim-ligji i ri për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje nuk u nënshkrua nga presidenti Stevo Pendarovski pas kritikave të shumta në opinion dhe për shkak të disa pikave kontestuese në tekstin e ligjit./TV21/

NA NDIQ NË FACEBOOK