Connect with us

Lajme

Paga mesatare në miniera 36.324 denarë, Bytiqi: “Minatorët meritojnë më shumë”

Publikuar

Paga mesatare neto për periudhën janar – qershor të vitit 2021, në sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurit është 39.324 denarë dhe shënon rritje prej 6,3% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kjo pagë është për 36,8% më e lartë në krahasim me pagën mesatare neto në nivel shtetëror. Por, me rastin e Ditës së minatorëve, zv.kryeministri Fatmir Bytyqi, porositi se si profesion me rrezik të lartë, minatorët meritojnë më shumë, shkruan InfoShqip.

Minatorët por edhe të gjithë qytetarët tjerë meritojnë më shumë. Meritojnë pagë dinjitoze dhe kushte dinjitoze për punë. Andaj e shfrytëzoj këtë mundësi që të apeloj deri te të gjithë në këtë sektor që të respektojnë të punësuarit e tyre, për shkak se të punësuarit janë hallka kryesore në çdo kompani. Dua të theksoj se sektori i minierave dhe nxjerrjes së gurit po shënon rritje serioze në eksport prej 24,8% në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, përkatësisht janë eksportuar produkte në vlerë prej rreth 100 milion euro”, tha Bytyqi.

Edhe pse bëhet fjalë për profesion me rrezik të madh, vdekshmëria nuk është më e lartë sesa në veprimtaritë tjera në vitet e fundit – thotë Nikollajço Nikollov, ish drejtor i minierës “Buçim”. Por, edhe ky sektor si sektorët tjerë po përballet me mungesë të punëtorëve. Mosha mesatare në Buçim, siç thotë ai, ka qenë 48 vjet, ndërsa me hapjen e repartit të ri ku janë punësuar 60 të punësuar deri në moshën 30 vjeçare, është përmirësuar struktura e moshës.

Për këto dy vjet, vite kritike dhe me krizë, sektori i minierave punon mirë, por nuk është vërejtur largim nga puna i punëtorëve. Paga mesatare në sektorin e minierave është mbi 560 euro neto. Kjo për këtë sektor ndoshta nuk është shumë, megjithatë për kushtet tona në RMV është mesatare e mirë, posaçërisht nëse merret parasysh se paguhet në kohë me gjithë kontributet”, vlerëson Nikollov.

Në prodhimin e përgjithshëm industrial, minierat marrin pjesë me 10%. Në BPV me 1%. Në eksport vetëm nga metalet me ngjyrë realizohen 200 milion euro në vjet, tani çmimet janë më të larta kështu që edhe shuma do të jetë më e lartë.

Lajme51 seconds ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni2 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri5 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme6 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni7 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni10 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

NA NDIQ NË FACEBOOK