Lajme
Kush është Sadik Sulejmani kandidati i ASH-së për Komunën e Bogovinës

Më 23.08.2021, Kuvendi i Degës së ASH-Dega Bogovinë, ku morën pjesë 15 kuvendar dhe me shumicë votash të fituara shpalli kandidat të mundshëm për Kryetar Komune të Bogovinës z. Sadik Sulejmani.
Edhe pse opinioni i përgjithshëm në ASH ishte që kuadrot aktuale që udhëheqin me komunat të jenë edhe kandidat për zgjedhjet e tetorit 2021, një gjë e tillë nuk u pranua nga Kuvendi i ASH-së në Degën e Bogovinës dhe në vend të Albon Xhemailit ata vendosën që të garojn me Sadik Sulejmanin, informon portali “tetova1”.
Por kush është kandidati Sadik Sulejmani i cili do të tentoj që të fitojë në Komunën e Bogovinës?
Sadik Sulejmani është lindur në fshatin Pirok. Shkollën fillore “SAMI FRASHËRI” në Pirok. Shkollën e mesme në gjimnazin “KIRIL PEJÇINOVIQ” Tetovë.
Studimet i kreu ne UNIVERSITETIN E EVROPES JUGLINDORE dega Financa. Pas përfundimit të studimeve 6 muaj ka punuar te kompania GEMAK – Shkup.
Pastaj një vit punon në kompani private në Shqipëri. Pas një viti kthehet në Maqedoni dhe hap biznes privat ku me sukses udhëheq për shumë vite.
Është një nga themeluesit e Aleancës për Shqiptarët në degën e Bogovinës, gjithashtu 2 disa vite ka qenë anëtarë i Kryesisë Qendrore të ASH-së i deleguar nga Dega e Bogovinës./tetova1/




















