Connect with us

Lajme

Shqipëri: 21-vjeçari qëllon me kallashnikov në ajër në dasmën e kushëririt, shpallet në kërkim

Publikuar

Një 21-vjeçar në Kurbin i cili qëlloi me kallashnikov në ajër një ditë më parë duke rrezikuar jetën e të tjerëve është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ai këtë veprim e bëri në dasmën e një kushëriri të tij.

“Klajdi Tafaj ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T., më datën 15.08.2021 dhe pas disa ditësh e ka postuar videon në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë së Kurbinit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Klajdi Tafaj, policët kanë gjetur dhe sekuestruar kallashnikovin me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.

Gjithashtu është vënë nën hetim dhe kushëriri i tij, për “Moskallëzim krimi”./TCH

.