Connect with us

Lajme

Në 24 orët e fundit në Tetovë janë hospitalizuar 124 pacientë me Covid-19, mbi 90% prej tyre të pavaksinuar

Publikuar

Tetova periudhën e fundit është ndër qytetet me numrin më të madh të rasteve të reja ditore me Covid-19, Rastet e reja ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm. Në Tetovë në 24 orët e fundit numri i pacientëve të hospitalizuar është 124, kurse 9 persona nderuan jetë. 90% e pacientëve të hospitalizuar nuk janë të vaksinuar, thotë dr. Gzim Nuredni, raporton Portalb.mk.

Numri i pacientëve të hospitalizuar në 24 orët e fundit në Tetovë është 124, prej të cilëve 90% janë të pavaksinuar.

“Sa i përket pacientëve të hospitalizuar që kemi sot numri është 124 pacientë, prej këtyre pacientëve me rrëndësi është ta dini se 13 pacientë janë vaksinuar vetëm me dozën e parë ndërsa vetëm 3 pacientë e kanë marrë dozën e dytë, me çka e potencoj se mbi 90% e pacientëve të hospitalizuar që i kemi këtu janë pacientë të cilët nuk janë vaksinuar”, tha Gzim Nuredini.

Sipas Nuredinit, 9 persona kanë ndërruar jetë, të cilët kanë qenë me sëmundje të rënda.

“Sa i përket pranimit të rasteve të reja, kemi pasur maksimumi 13 pranime mbrëmë. Kontrolle ambullantore kemi pasur 209, mund të them lirisht se mbi 90% janë pacientë pozitiv me Covid-19”, tha Nuredini.

Nuredini shtoi se ai pajtohet me deklaratën e kolegut të tij Enes Memetit, i cili tha se Gostivari duhej të vendoset në karantinë pasi që spitali është i stërmbushur dhe nuk ka vend për pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore.

LEXO: Gostivar, Memeti: Nuk ka vend më për pacientë, spitali është i stërngarkuar

Në Tetovë ndërruan jetë gjashtë persona (54, 65, 74, 74, 79 dhe 84v), pesë nga Gostivari (66, 66, 67, 69 dhe 71v), tre nga Kumanova (54, 78 dhe 85v), një nga Shkupi (61), Strumicë (54), Struga (60), Sveti Nikolla (83) dhe Vallandova (85).