Connect with us

Shëndetësi

Infektimi me COVID-19 gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e lindjes së parakohshme

Publikuar

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë zbuluan se në disa raste gratë kanë lindur foshnjat e tyre më herët se në javën e 32-të të shtatzënisë.

Ata vunë re se ekziston një rrezik prej 60 përqind i lindjeve të parakohshme te gratë që infektohen me COVID-19 gjatë shtatzënisë.

Ky studim vjen pasi Agjencia Rregullatore e Produkteve të Mjekimit dhe Shëndetësisë (MHRA) ka thënë se nuk ka rrezik të problemeve të fertilitetit pas marrjes së vaksinës, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv

Sipas kësaj agjencie numrat e aborteve dhe lindjeve të vdekura janë, të ulëta në lidhje me numrin e grave shtatzëna që kanë marrë vaksina kundër Covid-19.

“Gratë shtatzëna kanë raportuar efekte të ngjashme ndaj vaksinave si edhe personat e tjerë”, ka shtuar MHRA-ja.

The post Infektimi me COVID-19 gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e lindjes së parakohshme appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK