Bota
Ohri ‘epiqendra’ e infektimit/ Rastet po rriten nga dasmat dhe koncertet

Maqedonia e Veriut si thuajse të gjitha vendet e Europës po vuan nga rritja e rasteve të COVID-19. Epidemilogët janë të shqetësuar teksa deklarojnë se rastet po rriten nga grumbullimet në dasma e koncerte.
Mendohet se Ohri është bërë epiqendër e shpërndarjes së COVID-19 pasi qytetarët shkojnë për të pushuar në liqen në këto ditë të nxehta vere.
“Pres që kjo të ketë një trend rritës. Në Ohër në këtë periudhë nuk e di se çfarë nuk ndodhi. Një numër i madh i koncerteve, mosrespektimi i masave, mosrespektimi i asnjë protokolli, ahengje në ambient të mbyllur”- pohoi Goran Balev, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.
















