Connect with us

Kosovë

Përçahet partia më e madhe opozitare në Kosovë

Publikuar

Duket se partia më e madhe opozitare në Kosovë nën drejtimin e Memli Krasniqit po përçahet. Pas kritikave që shfaqi ditë më parë ish deputetja Besa Ismili, sot edhe Sejdi Hoxha ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje e tij nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në Drenas.

“PDK në qendër e ka injoruar dhe e ka neglizhuar situatën e krijuar në Drenas duke mos e trajtuar me seriozitetin që e meriton, prandaj edhe duhet ta mbaj pjesën e përgjegjësisë për këtë situatë”, tha ai.

“Me qenë se problemet aktuale në degë tejkalojnë kompetencat e mia politike, unë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejoj qe dega të ndahet pak muaj para zgjedhjeve lokale, sepse kjo do të ju shërbej vetëm konkurrenteve tonë politik dhe askujt tjetër.

Prandaj si zgjidhje e vetme e imponuar pa dëshirën time kam marrë vendim që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga pozita e kryetarit të degës në Drenas”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK