Lajme
Treshi “përsheshi” duke u shëtitur përskaj lumit Vardar

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot ishin nikoqir të kryeministri Zoran Zaev.Të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Shilegov, ata janë shëtitur përskaj lumit Vardar.
Kryeministri i vendit tha se ata kanë biseduar me qytetarët në qendër të Shkupit dhe se do të marrin pjesë edhe s Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, i cili po mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.
“Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane në të cilën ne mbështesim njëri-tjetrin dhe në të cilën ne promovojmë marrëdhëniet të mira. Pikëpamja jonë është përpara, drejt një të nesërme më të mirë, drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik, drejt mirëqenies së popujve tanë”, është shprehur Zaev.
Ajo që bie në sy, është mungesa e kryeministrit Albin Kurti, por edhe liderëve tjerë nga rajoni.
.
















