Connect with us

Lajme

“Gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për të gjithë ne”, Vuçiq publikon fotografi krah Ramës e Zaevit

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kanë zhvilluar një takim në prag të Samitit të Shkupit, ku të tre liderët e shteteve të Ballkanit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.

Në një fotografi të postuar në Instagram, Vuçiq shihet krah Ramës e Zaevit teksa thotë se kanë plane të përbashkëta për një agjende të gjelbër, ide se si të përfitojnë nga industrializimi i vendeve dhe të tërheqin më shumë investitorë, me një treg të vetëm të punës.

“Gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për të gjithë ne! E gjithë kjo do të forcojë popujt tanë, ekonomitë tona dhe kështu do të sigurojë një standard më të mirë jetese për njerëzit tanë”, shkroi Vuçiq në Instagram, transmeton klankosova.tv.

Të tre liderët e shteteve ballkanike do të zhvillojnë një vizitë dy-ditore në Shkup, në kuadër të nismës për bashkëpunim të njohur si Minishengen.

 

.