Connect with us

Lajme

Nesër zyrtarizohet Minishengeni, me emër tjetër (VIDEO)

Publikuar

më

Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev takohen të merkurin e të enjten në Shkup.

Tre liderët ballkanik pritet të finalizojnë nismën e tyre të filluar në Novi Sad për bashkëpunimin rajonal e quajtur “Mini Shengen”.

Takimi në Shkup pritet të jetë finalizues i kësaj Iniciative që mëton të prodhojë ujdi për bashkëpunimin ekonomik e tregtar e lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

“ Nisma jonë e cila me gjasë është keq emëruar “Mini Shengen” me 28 dhe 29 korrik në Shkup do i japim  emër të ri dhe për këtë jemi pajtuar paraprakisht” tha presidenti serb Vuçiq gjatë një interviste për Euronews.

Por Kosova është shteti që e kundërshton në plotni Iniciativën. Kurse edhe Mali i Zi e Bosnje Herzegovina kane shprehur plot dyshime.

Kryeministri Albin Kurti e pati quajtur këtë projekt “Jugosllavi të Re”, nismë jo vizionare,  pengesë për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian  e po ashtu edhe organizim që nuk e trajton Kosovën palë të barabartë me gjitha tjerat anëtare.

Për përfitimet dhe qasjen e Kosovës në një treg më të madh rajonal në rast se do i bashkohej nismës së “Mini Shengenit” ka folur për Klan Kosova, Shpëtim Gashi, zëvendësdrejtor i Këshillit për Qeverisje Përfshirëse me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK