Connect with us

Shëndetësi

A mundet që COVID-19 të kalojë në kafshë pa e ditur ne?

Publikuar

Ka prova që virusi COVID-19 mund të kalojë nga njerëzit në kafshë, madje ai është i aftë të infektojë disa lloje, duke filluar nga brejtësit e deri te gorillat.

Një shqetësim i ri është nëse SARS-CoV-2 mund të kalojë pa u vërejtur tek kafshët dhe të bëhet akoma më i dëmshëm dhe më shpejtë i përhapshëm.

Studiuesja e Universitetit të Kembrixhit, Sarah L Caddy tregon se ka shumë gjasa që një gjë e tillë të ndodhë.

“Njerëzit që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në panik që koronavirusi mund të bartet edhe tek kafshët. Tani ka shumë prova që COVID-19  mund të kalojë nga njerëzit në kafshë. Kjo është e njohur si spillback. Virusi është i aftë të infektojë një sërë speciesh, nga lloj brejtësi deri te gorillat”, shtoi Caddy

Shumica dërrmuese e kafshëve nuk sëmuren aq rëndë nga një infeksion sa njerëzit, shkruan Weforum, transmeton Klankosova.

Por, tani po diskutohet një shqetësim i ri se a mundet COVID-19 të kalojë tek kafshët pa u vërejtur.

Për të kuptuar nëse ky është një rrezik, së pari duhet të dimë se sa infeksione ndodhin tek kafshët. Kjo pastaj do të ndihmojë në identifikimin e çdo varianti të mundshëm të fshehur të virusit.

Për këtë qëllim, infeksionet e COVID-19 te kafshët janë duke u studiuar gjerësisht në shumë vende të botës.

Shkencëtarët po hetojnë saktësisht se cilat specie janë të ndjeshme ndaj infeksionit si dhe sa i zakonshëm është virusi në lloje të ndryshme të kafshëve.

The post A mundet që COVID-19 të kalojë në kafshë pa e ditur ne? appeared first on Klan Kosova.