Lajme
Hoxha: BESA nuk mbështetet në forcat e tjera – shkojmë vet në zgjedhje

Në një intervist për gazetën Lajm, sekretari gjeneral dhe njéherit Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha ka folur rreth situatës politike në vend, përcjell NMK-Post.
Hoxha tha se nuk dëshiron ta komentoj takimin dhe marrëveshjen mee Lsdm dhe Bdi-së.
“Nuk dua ta komentoj takimin e dy kryetarëve të partisë, pasi po të njëjtit janë pjesë e ekzekutivit. Lëvizja Besa përgatitet që të dal e vetme në zgjedhje, këtë e kemi deklaruar shumë më herët, kemi kandidatura shumë serioze, prandaj nuk dua të komentoj asnjë gjë që ka të bëj me subjektet e tjera politike, ne jemi të bindur në suksesin tonë”, vazhdoi më tej Hoxha.
















