Sport
Hamza Ramani përforcon Veleshtën

Veleshta ,Skuadra e kategorisë së Dytë – Perëndim, është përforcuar për sezonin e ri me mesfushorin 19- vjeç, shkupjanin Hamza Ramani i cili në sezonin e kaluar kishte luajtur te skuadra e Vëllazërimit, ndërsa më parë ishte aktivizuar me FC Shkupin. Kujtojmë se Ramani është një nga futbollistët premtues, ndërsa vite me radhë është edhe anëtar i rregullt i grupmoshave të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë nga drejtuesit e KF Veleshta bëhet e ditur se do të afrohen edhe disa lojtarë cilësorë, emrat e të cilëve do të bëhen të ditur në ditët në vijim.






















