Connect with us

Lajme

Ambasadori slloven: Jemi të motivuar ta zgjidhim kontestin në mes Shkupit dhe Sofjes

Publikuar

Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Millan Predan, vendi i të cilit e mori kryesimin me Këshillin e BE-së, në intervistë për TV Sitel porositi se çështja Shkup-Sofje duhet të zgjidhet me diplomaci të durueshme dhe të qetë, në dialog të hapur të të gjithë faktorëve: Shkupin, Sofjen, Brukselin, Lubjanën. Sipas tij, është i rëndësishëm, edhe roli i Berlinit, Parisit dhe Uashingtonit.

Ai theksoi se ka disa propozime dhe skenarë, duke përfshirë edhe atë portugez në të cilin do të punojë Sllovenia për shkak se ky është vlerësim i përbashkët i të gjithë anëtareve të BE-së dhe porositi se nuk mund të premtojë çudira, por që do të punojë i motivuar.

“Nuk dua të përhap optimizëm të rrejshëm, nuk mundemi të premtojmë çudirë politike, por mund të them se jemi jashtëzakonisht të motivuar që ta zgjidhim çështjen Shkup – Sofje dhe e kemi mbështetjen nga të gjithë 26 anëtaret e BE-së dhe të gjithë kanë interes që të zgjidhet kjo çështje. Ne veçmë po punojmë në disa skenarë të mundshme për atë se si mundemi t’ju qasemi disa gjërave”, thotë Predan.

Ai është decid edhe se në propozimin portugez pozicionet e identitetit dhe gjuhës maqedonase janë të garantuara dhe porositi se ai dokumemt i ka parasysh pozicionet e të dyja palëve.

Ambasadori potencoi edhe se presidenti slloven Borut Pahor është në Sofje dhe atje ka takim me kolegun bullgar Rumen Radev me të cilin, siç tha, me siguri kjo çështje do të jetë temë e vetme në bisedimet e tyre. Theksoi se tanimë ka komunikim midis Lubjanës dhe Sofjes, si dhe me Brukselin.

.

Lajme20 minutes ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni2 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri5 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme6 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni7 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni10 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme11 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

NA NDIQ NË FACEBOOK