Lajme
Shqipëri: Shpërthen bombola e gazit, plagoset rëndë një grua

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koplik të Shqipërisë.
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në banesën e S. Kukajt e cila mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.
Efektivët e repartit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, shtetasja S. Kukaj ndodhej në shtëpi, së bashku me familjen, në momentin kur ka rënë zjarri.
Shtetasja S. Kukaj është dërguar në spital me dëmtime të rënda në trup.
.





















