Connect with us

Religjion

Këshilla dhe Mësime: Një predikim i shkurtër i Profetit

Publikuar

më

“Dhe pastaj! Me të vërtetë fjalimi më i sinqertë është libri i Zotit dhe lidhja më e sigurt është fjala takvallekut.Brezi më i mirë është mileti i Ibrahimit alejhi selam, mënyra më e mirë është mënyra e Muhamedit alejhi selam, fjalimi më i nderuar është përmendja e Allahut të Madhërishëm.

Thënia më e bukur është vetë Kur’ani, gjëja më e mirë është të kesh një vendim të vendosur. Gjërat më të rrezikshme për besimin janë risitë. Udhëzimi më i mirë është nga Profeti, vdekja më e ndershme është vdekja e dëshmorit, verbëria më e madhe është mashtrimi pas udhëzimit, shkenca më e mirë është ajo që përdoret, vlera e udhëzimit është në vijimin e tij dhe më e madhja verbëria është verbëria e zemrës. Dora e sipërme është më e mirë se e poshtmeja, një punë e vogël, por e përhershme, është më mirë se një e madhe që është jetëshkurtër. Pendimi nuk bën dobi para vdekjes dhe as arsyetimi në Ditën e Gjykimit. Ka njerëz që vijnë në namaz afër fundit dhe ka nga ata që e kujtojnë Allahun vetëm në telashe. Shumica e gabimeve janë nga gjuha që gënjen.

Pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit, furnizimi më i mirë është devotshmëria. Maja e mençurisë është frika ndaj Allahut. Më e mira që mund të ketë në zemër është besimi i fortë dhe eleminimi i mosbesimit. Vajtimi për të vdekurit është një vepër nga koha e Jahilijetit. Ekstremet janë karburanti i ferrit dhe poezia është një instrument djallëzor. Alkooli është një mëkat i shtrenjtë, dhe gratë janë shoqëruese satanike në joshjen e burrave. Rinia është pjesë e çmendurisë. Fitimet më të këqija janë nga kamata, dhe ushqimi më i keq nga prona e jetimët. I lumtur është ai që mëson nga gabimet e të tjerëve i pa fate është ai që është i palumtur ndërsa është akoma në barkun e nënës së tij. Secili prej jush shkon në rrugën e vet, dhe fundi e zbukuron punën. Thëniet më të këqija janë ato që janë të sajuara. Gjithçka që do të vije është afer. Mallkimi i një besimtari është mëkat, dhe vrasja e tij është mosbesim. Të hash mish njeriu është mosbindje ndaj Zotit dhe pasuritë e tij janë haram, ashtu si edhe gjaku i tij. Kush flet pa dije për Allahun, fjalimi i tij është i rremë. Kush kërkon falje nga Allahu, Ai do ta falë atë.

Kush përpiqet ta mposhtë zemërimin, Allahu do ta shpërblejë atë. Kush vuan kur dikush e poshtëron, Allahu do t’ia rritë dinjitetin. Kush dëshiron një reputacion, Allahu do ta japë atë. Kush tregon durim, Allahu do ta shpërblejë atë dy herë. E kush nuk i bindet Allahut, Ai do ta dënojë atë. O Zot! Më fal mua dhe umetin tim, Zoti im! Më fal mua dhe umetin tim, Zoti im! Më fal mua dhe umetin tim, unë kërkoj falje nga Allahu për veten time dhe për ty. ” (1: 438)

Sadri Iljazi

Shqipëri2 minutes ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Lajme1 hour ago

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

Shqipëri3 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Lajme4 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni5 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri6 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme7 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri8 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme9 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme9 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

NA NDIQ NË FACEBOOK