Connect with us

Religjion

Si ta mbajmë të pashkëputur lidhjen me Zotin?

Publikuar

më

Hfz. Mehas Alija

Lidhja me Zotin duhet të jetë gjithmonë e fortë dhe e pashkëputur. Që kjo lidhje me Krijuesin tonë të mos këputet, duhet të ruhemi prej katër elementeve: Shajtanit, nefsit, dynjasë dhe njerëzve destruktivë.

  • Ilaçi kundër shtajtanit dhe kurtheve të tij është “Eudhubil-lahi” dhe kundërshtimi i tij.
  • Ilaçi kundër nefsit është kontrollimi dhe zotërimi i tij.
  • Ilaçi kundër dynjasë është zuhdi (përmbajtja), gjegjësisht mbajtja nën kontroll dhe menaxhim të drejtë. Zuhdi nuk është të distancohemi plotësisht nga dynjaja dhe të mirat e saja. Dynjaja, pasuria, mbahen në duar e jo në zemër, sepse zemra është vendi i dashurisë së Zotit.
  • Ilaçi kundër njerëzve destruktivë është maturia me ta ose largimi prej tyre. Shoqëria e mirë ta kujton Zotin, shoqëria e keq ta këput lidhjen me Zotin.

Një ditë e bukur me Zotin do të ishte: duke e kundërshtuar shajtanin, duke e kontrolluar nefsin, duke e zotëruar dynjanë dhe duke qëndruar larg njerëzve destruktivë.

(Pjesë e shkëputur nga hytbeja e xhumasë, 02.07.2021, mbajtur në xhaminë El-Hidaje në St.Gallen, nga imami Mehas ef. Alija).

(Islampress.ch)

NA NDIQ NË FACEBOOK