Connect with us

Lajme

Dy të plagosurit nga përplasja me armë zjarri në Velipojë janë jashtë rrezikut për jetë

Publikuar

Jashtë rrezikut për jetën, por me plagë të dukshme. Kjo është gjendja e 54-vjeçarit Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçarit Elmilind Dyli që mbetën të plagosur pas përplasjes me armë mesnatën e kaluar në Velipojë, ku katër persona u vranë.

Burime nga Spitali i Traumës ku ndodhen dy të plagosurit bënë me dije për “BalkanWeb” se Hasan Ferracaku ka dëmtime në dorë dhe parakrah, ndërsa Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ka lëndime tek gjuri i këmbës.

Të dy këta persona dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur ku u vranë dy vëllezërit Gocaj, 20-vjeçari Myzerim Zeneli si dhe Kujtim Ferracaku./ballkanweb/

.

NA NDIQ NË FACEBOOK