Connect with us

Lajme

Nëse shtrenjtohet rryma elektrike, iniciativa “Boll më” paralajmëron protesta

Publikuar

Në 10 ditët e ardhshme qytetarët do ta dinë se a do të paguajnë më shtrenjtë për rrymën elektrike, apo çmimi do të mbetet i njëjtë. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski për REL ka deklaruar se për 10 ditë duhet të përfundojë analiza e KRrE-së për çmimin e energjisë elektrike, pasi ndërmarrjet energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit për pjesën e tyre. Shton se KRrE-ja nuk do ta pranojë atë çfarë është kërkuar nga MEPSO, megjithatë, gjithçka do të kuptohet pas analizës dhe tenderit që do të hapet për ELEM-in dhe EVN-në.

“Në këtë moment, Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka analizuar këto kërkesa të cilat janë dorëzuar nga kompanitë dhe prej tani, me përgjegjësi mund të them se ajo çfarë është kërkuar, nuk do të pranohet dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë do të bëjë analizë në bazë të së cilës, presim që 10 ditët e ardhshme, të dalë me përllogaritje përfundimtare.”, deklaroi Bislimovski.

Krenar Osmani nga iniciativa qytetare “Boll më” nuk beson se do të ketë rritje të çmimit rrymës. Po sipas tij, nëse kjo ndodh, paralajmëron revoltë përmes protestave.

“Sinqerisht të them, ne si iniciativë “Boll më” nuk besojmë se këtë vit Qeveria dhe KRRE do ta rrisin çmimin e energjisë elektrike. Thjeshtë bazuar në atë që standardi jetësor I popullatës së thjeshtë ka arritur majat, ndërsa të ardhurat kanë ngelur të njëjtat. Mund të them se mund të krahasohen me ato të vendeve afrikane të cilat janë në luftë civile. Thjeshtë do të shkaktoheshin trazira dhe revolta sociale. Në të kundërtën, në qoftë se do të ketë rritje, protestat tona nuk kanë ndaluar gjatë këtyre 11 muajve të fundit, dhe nuk do të ndalojnë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Osmani.

Në fund të muajit të kaluar MEPSO ka kërkuar rritje të çmimit të distrubuimit të rrymës për 140%. Elektrodistrubuimi ka kërkuar rritje të pjesës së tyre për shpërndarje për 1% dhe operatori i tregut të energjisë elektrike ka kërkuar për shpenzimet e tija rritje të çmimit deri në 45%. Nga ana tjetër, autoritetet kanë premtuar ulje prej 18% në 5% të TVSH-së së energjisë elektrike për amvisëritë dhe kanë siguruar se deri në fund të vitit nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike.

Maqedoni1 hour ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme11 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK