Connect with us

Lajme

Kosovarët, mysafirë të veçantë në bregdetin shqiptar (VIDEO)

Publikuar

Këtë verë nuk ka frikë nga pandemia COVID-19 në bregdetin shqiptar.

Fillimsezoni po del të jetë më i bereqetshëm në Durrës e Shëngjin sivjet, ndërsa personat që u shërbejnë turistëve aty tashmë janë imunizuar.

Bizneset turistike mbijetuan falë kosovarëve, të cilët përfshinë rreth 60% të të ardhurve në vitin pandemik. Për shkak të kësaj, hotelet kanë përgatitur oferta më të lira për ta.

Ruzhdi Kurtishaj nga Sharr Travel, që udhëheq projektin e promovimit të turizmit shqipfolës, inkurajon kosovarët që pushimet verore t’i kalojnë në shtetin amë.

Shqipëria e Kosova madje planifikojnë bashkërendim edhe në procesin arsimor, duke e përshtatur atë me sezonin e verës.

“Ta kemi fillimin e vitit shkollor më 15 shtator. Kjo do të thotë të pushojmë bashkërisht dhe po ashtu të mësojmë bashkërisht, në të njëjtën kohë”, deklaroi Nait Hasani, ambasadori kosovar në Tiranë.

NA NDIQ NË FACEBOOK