Connect with us

Shëndetësi

Çfarë duhet të presim nga seksi pasi të lindim foshnje?

Publikuar

Shtatzënia dhe lindja ndryshojnë shumëçka në lidhje me trupin dhe jetën tuaj seksuale.

Ndryshimet hormonale pas lindjes mund ta bëjnë indin vaginal të hollë dhe më të ndjeshëm. Edhe vagjina, mitra dhe qafa e mitrës duhet të “kthehen” në madhësinë normale. Dhe nëse jeni duke e ushqyer beben me gji, kjo mund ta ulë epshin.

Me pak fjalë, trupit tuaj i duhet pak kohë pushim pas lindjes.

Nuk ka një afat kohor përfundimtar që thotë se sa gjatë duhet të prisni që të bëni seks pas lindjes. Sidoqoftë, shumica e mjekëve ua rekomandojnë grave që të presin katër deri në gjashtë javë pas një lindjeje vaginale.

Pasi mjeku t’ju ketë dhënë të gjitha informata të qarta për rifillim të aktivitetit seksual, mund t’ju duhet ende kohë që t’i merrni gjërat ngadalë. Mos harroni: Përveç rikuperimit fizik, ju gjithashtu do të përshtateni me një anëtar të ri të familjes, me më pak gjumë dhe një ndryshim në rutinën tuaj të rregullt.

Gjithashtu mund t’ju duhet të prisni më gjatë nëse keni një epiziotomi, e cila është një prerje kirurgjikale për të zgjeruar kanalin vaginal. Kthimi në seks shumë shpejt mund të rrisë rrezikun e komplikimeve, të tilla si hemorragjia pas lindjes dhe infeksioni i mitrës.

Si ndikon lindja e foshnjës në seks?

Seksi pas lindjes do të ndihet ndryshe. Një studim i vogël nga viti 2005 zbuloi se 83 përqind e femrave përjetuan probleme seksuale në tre muajt e parë pas lindjes së tyre të parë.

Sidoqoftë, ky numër vazhdon të bjerë teksa muajt pas shtatzënisë rriten.

Çështjet më të zakonshme me seksin pas lindjes përfshijnë:

Thatësi e vaginës

Ind i hollë vagjinal

Humbja e elasticitetit ne indin vagjinal

Gjakderdhje

Dhimbje

Muskuj të “lirshëm”

Lodhje

Epsh i ulët

The post Çfarë duhet të presim nga seksi pasi të lindim foshnje? appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK