Connect with us

Bota

“Gënjeshtra, thashetheme”, NATO i kundërpërgjigjet Kinës

Publikuar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i përgjigjen rritjes së ndikimit të Kinës.

Në Bruksel, mbahet sot një samit i aleancës ushtarake, në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Udhëheqësit e NATO-s pritet të lëshojnë një deklaratë, në të cilën Kina do të etiketohet si rrezik për sigurinë.

Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s, përpara samitit.

“Por, ne duhet t’i trajtojmë së bashku, si aleancë, sfidat që ngritja e Kinës paraqet për sigurinë tonë”, tha ai.

Mesazhi i tij pason një deklaratë të lëshuar nga grupi i vendeve më të industrializuara G7, i cili u takua në Mbretërinë e Bashkuar, javën e kaluar.

G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut dhe kërkoi hetime transparente të origjinës së koronavirusit. Në përgjigje, Kina e akuzoi G7-ën për “gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara”.

Në agjendë të diskutimeve të NATO-s pritet të jetë edhe tërheqja e trupave nga Afganistani, pastaj marrëdhëniet me Rusinë, shpenzimet në mbrojtje e të tjera. Biden po merr pjesë në një samit të NATO-s për herë të parë prejse ka marrë detyrën e presidentit, në muajin janar.

Ai ka shprehur mbështetje për aleancën dhe është zotuar për forcim të bashkëpunimit. Paraardhësi i tij, Donald Trump, shpesh e ka denigruar NATO-n dhe ka kërcënuar me tërheqje nga aleanca e sigurisë.

.

Maqedoni1 hour ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri2 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme3 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni4 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni4 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri4 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme5 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme5 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni7 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota7 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme7 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni7 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK