Connect with us

Lajme

Mbyllet numërimi në bashkinë e Pukës/ Ja kë votuan më shumë demokratët

Publikuar

më

Edhe në bashkinë e Pukës ka përfunduar pak momente më parë procesi i numërimit të votave për kryetarin e Partisë Demokratike.

Mësohet se në këtë bashki kanë pasur të drejtën e votës 430 anëtarë të PD-së. Garën e kryeson kryetari aktual i opozitës Lulzim Basha me 283 vota.

Ai pasohet nga Agron Shehaj me 74 vota, Edith Harxhi me 9 vota dhe Fatbardh Kadilli me 7 vota.

Ndërkohë në shumë bashki është mbyllur numërimi dhe vijon ende në disa të tjera./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK