Connect with us

Lajme

Hartohen protokollet për turizmin në Shqipëri

Publikuar

më

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të Ishmit, në Durrës, e cila po ndërtohet nga e para, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 Nëntorit më 2019.

“Kjo qendër u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe nuk mund të rehabilitohej, ndaj siç e premtuam, kjo qendër po ndërtohet e re, më e bukur dhe më e fortë, me mbështetjen e partnerëve tanë të qeverisë zviceriane, në kuadër të programit të rindërtimit. Qendra e re do të përfundojë dhe do të jetë funksionale brenda këtij sezoni turistik”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se qendra e Ishmit do të shërbejë për tetë mijë banorët e kësaj zone, por edhe për turistët, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se 29 qendra shëndetësore verore do të hapen me 15 Qershor.

“Përgatitemi për hapjen e qendrave shëndetësore verore. Dhe prej datës 15 të këtij muaji do të hapim 29 qendra shëndetësore verore përgjatë gjithë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore”, deklaroi Manastirliu.

Nga Ishmi, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit janë finalizuar protokollet për sezonin turistik dhe apeloi për zbatimin rigoroz të tyre, me qëllim parandalimin e COVID-19.

“Kemi finalizuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit protokollet e reja shëndetësore antiCovid sa i përket sezonit turistik. Dhe në këto protokolle janë përcaktuar të gjitha ato masa antiCovid, të cilat do të vijojnë të mbeten për të gjithë subjektet akomoduese, aktivitetet e biznesit, të bareve, restoranteve. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nga Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektoratet e tjera të Task-Forcës, me synim për të kufizuar përhapjen e Covid19”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se jemi në një situatë të mirë epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel sërish qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe vijojnë të respektojnë rregullat antiCovid./tvklan

.

Lajme25 minutes ago

Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Maqedoni55 minutes ago

Banesa me 20 për qind ulje për çiftet e reja – në Aerodrom një metër katror mund të kushtojë 954 euro!

Shqipëri60 minutes ago

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

Lajme2 hours ago

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajme2 hours ago

Hodai alarmon: Jepen diploma pa dije, pa u paraqitur studentët asnjë ditë të vetme në fakultet

Lajme2 hours ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni3 hours ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri3 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme4 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni4 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë4 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë4 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK