Connect with us

Lajme

Pogba: E ardhmja? Nuk e kam numrin e Al-Khelaifit

Publikuar

më

Paul Pogba është një ndër emrat e nxehtë të merkatos. Ka vetëm një vit kontratë me Manchester United dhe zërat për një lamtumirë të mundshme janë gjithmonë e më të fortë.

Me shumë mundësi, gjatë kësaj vere dyshimet mbi të ardhmen e Pogba do të zgjidhen, rinovim ose shitje. Klubi anglez natyrisht që nuk mund t’ja lejojë vetes që të rrezikojë që ta humbasë një lojtar si ai me kosto zero. Mino Raiola e di dhe mund t’i jetë futur që tani punës për të zgjidhur situatën. Që nga konferenca për shtyp e Kombëtares franceze, Pogba foli edhe për temën e shumëdiskutuar të së ardhmes së tij.

” Më mbetet një vit kontratë, e dinë të gjithë. Nuk kam ende një propozim konkret për rinovimin me Manchester United. Tani mendimet e mia janë te Euro 2020, jam i përqëndruar vetëm te kjo dhe te e tashmja. Kam një agjent që merret me gjithë të tjerat dhe nuk e kam numrin e Al-Khelaifit”.

Aludimi për numrin një të PSG, klub që mund të jetë një ndër më të interesuarit për Pogba, nuk mund të jetë i rastësishëm. Gjithsesi, në cdo rast Pogba, i ka shtyrë diskutimet për të ardhmen e tij pas Europianit. Në ditët e fundit në Francë është diskutruar mbi një përplasje në dhomat e zhveshjes së kampionëve të botës mes Olivier Giroud dhe Mbappe, pas një deklarate të futbollistit të Chelseat që në një farë mënyre e akuzoi lojtarin e PSG se nuk pason topin. Në lidhje me këtë cështje, Pogba deklaroi.

“Të vetmet tensione që janë këtu, janë në shpinë, në këmbë dhe për këto gjëra kemi fizioterapistët. Sinqerisht, si pjesë e dhomave të zhveshjes, si i brendshëm mund të them që s’ka asgjë. Atmosfera është shumë e bukur për të gjithë ne, mes Giroud dhe Mbappe nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që tha Olivier është kuptuar keq. Kylian është i fortë, shënon dhe jep shumë asiste. Është shumë altruist, luan për skuadrën. Do të ishte më mirë nëse do të mbronte më shumë. Unë këtu nuk ndiej ndonjë tension, asgjë prej gjëje”.

.

Maqedoni1 hour ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri2 hours ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme2 hours ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme3 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme3 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme3 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni3 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme3 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri4 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme4 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme5 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme5 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK