Connect with us

Lajme

Senatorët e pyesin Blinkenin pse e futi Berishën, aleatin e Amerikës, në listën e zezë?

Publikuar

më

Kongresmeni republikan, Lee Zeldin, nuk ka marrë përgjigjen specifike në pyetjen e parashtruar ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se cilit rast iu është referuar për marrjen e vendimit të vendosjes në listë të zezë për ish-presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Zeldin, në një komision të mbajtur në mënyrë virtuale ku ishte pjesë edhe Sekretari Blinken, tha se nuk ka gjetur asnjë arsye të vetme që mbështet vendimin e DASH’it për Berishën.

“Tentova të bëjë disa hulumtime lidhur me përfshirjet korruptive të tij, por nuk mund të gjeja asgjë. Edhe mediet duan të gjejnë informacion lidhur me këtë. Kur do jenë në dispozicion mediet për rastin specifik të cilit iu keni referuar për marrjen e vendimit?”, e ka pyetur kongresmeni republikan Blinkenin.

Blinken iu është përgjigjur se ai duhet të shkojë personalisht në zyrën ligjore dhe atë për marrëdhënie me publikun të DASH’it në mënyrë që të marrë përgjigjen që po kërkon.

“Paraprakisht, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona”, ka thënë Blinken.

Zeldin e ka vlerësuar ish-presidentin e Shqipërisë si një person pro-amerikan, si dhe kundërshtues të George Soros, përderisa e ka pyetur Blinkenin nëse e ka kontaktuar paraprakisht këtë të fundit përpara se të merrej vendimi për Berishën. I përzgjedhuri i Joe Biden për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit ka thënë se ai personalisht nuk ka pasur kontakt me të.

Përpara më se tri javësh, Blinken njoftoi për vendosjen e Sali Berishës dhe familjes së tij në listën e zezë të SHBA’së, duke thënë se veprimet e tij korruptive minojnë demokracinë në Shqipëri.

.

Shqipëri21 minutes ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme1 hour ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni2 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri3 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme4 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni5 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri5 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme7 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni7 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri8 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Kosovë9 hours ago

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

NA NDIQ NË FACEBOOK