Connect with us

Lajme

Programet pak të rëndësishme për partitë në zgjedhjet lokale, thotë Selmani

Publikuar

më

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetorë ndërsa partitë politike akoma nuk kanë dalur me programet e tyre për tu shpjeguar qytetarëve se si mendojnë të qeverisin me pushtetin lokal për një mandate të ri. Sipas profesorit universitarë Bashkim Selmani edhe kësaj radhe partitë politike nuk do tu kushtojnë rëndësi programeve duke u fokusuar kështu më shumë tek kandidatët përmes të cilëve do të synojnë fitoren, shkruan TVM2.

“Për sa u përket programeve aktualisht shum pak u kushtohet rëndësi edhe pse kanë kaluar shum vite deri më tani qytetarëve nuk u ofrohet një program me të cilin do të betoheshin partitë politike para votuesve të cilët do të synonin interesat e tyre nacionale por përkundrazi tanimë siç duket më tepër janë fokusuar për kandidatët dhe shifet pjesa  e cila insiston që nëpërmjet kandidatëve t’i fitojnë edhe zgjedhjet. Duke ditur përvojën e komunave se si funksionojnë ata nga ana materiale dhe zhvillimi i komunave shqiptare në aspektin praktik si qytetarë të lirë do të shohim se pa një autonomi fiskale nuk do të ishte në interesin e kombit shqiptarë dhe partive politike shqiptare.”, tha Bashkim Selmani, profesor universitarë.

Selmani është i mendimit se zgjedhjet lokale do të sjellin shum të papritura.

“Këto zgjedhje do të jenë me shum të papritura me shum koiçidenca për arsye se kemi taborin shqiptarë brenda LSDM-së dhe kemi taborin shqiptarë për ballë partive politike LSDM dhe VMRO dhe kjo do të jetë ajo gara me të cilën  do të jetë më tepër zgjedhje mes partive politike dhe kandidatëve  por jo edhe programeve të tyre për arsye se aktualisht asnjë program asnjë parti politike nuk ka shpallur deri më tash.”, tha Selmani.

Nëse partitë politike do të konkurojnë  me kandidatë të cilët kanë futur komunat në borxhe të larta publike do të jetë gabimi i radhës vlerson Selmani e që sipas tij partitë politike mund ta përsërisin./TVM2/

Lajme20 minutes ago

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajme22 minutes ago

Hodai alarmon: Jepen diploma pa dije, pa u paraqitur studentët asnjë ditë të vetme në fakultet

Lajme48 minutes ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni2 hours ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri2 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme3 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni3 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë3 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë3 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Tronditëse në Shkup: Të rritur dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur nga shtëpia e kujdesit!

Shqipëri4 hours ago

GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Sa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces

Lajme5 hours ago

Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?

NA NDIQ NË FACEBOOK