Connect with us

Lajme

Zaev: Ligji për shtetësinë do të miratohet

Publikuar

më

“Nuk kam dilema që ligji për shtetësi do të miratohet”. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se edhe përkundër bllokimit të tij nga opozita maqedonase, do të gjendet zgjidhje që ai ligj të miratohet.

Më tej kryeministri maqedonas shtoi se për ligjin për shtetësi janë pajtuar edhe pushteti edhe opozita, ndërsa logjikën e partisë “E Majta”, që po e bllokon atë, thotë se nuk e kupton.

“Besoj se do të gjendet zgjidhje. Vërtetë nuk e kuptoj logjikën e së ‘Majtës’. Unë nuk mund t’i kuptoj, ata a janë të majtë a të djathtë, apo po bëjnë gara me VMRO-në, kush do të bllokojë më tepër Kuvendin, por rezultatet do t’i shohin në zgjedhje. Ligji për shtetësi është për të gjithë qytetarët tanë dhe ai është pranuar nga të gjithë edhe nga opozita edhe nga pushteti, nga të gjithë. Kjo është zgjidhje që e bëmë në bazë të standardeve evropiane”, tha Zaev.

Përndryshe, Ligji për shtetësi ka mbetur në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e vendit fqinj. Ky propozim ligj po zvarritet nga deputetët e opozitës, duke mbajtur fjalime të gjata e duke kërkuar pauza. Ndërkohë e shfrytëzojnë rastin, pasi nuk ka kohë të caktuar se sa ligji mund të qëndroj në Komision.

Për ligjin për shtetësi ishin dakorduar, pas takimit të kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Selës dhe Afrim Gashit.

.

Maqedoni3 minutes ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri33 minutes ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme1 hour ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme1 hour ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme2 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme2 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni2 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme2 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri3 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme3 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme4 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme4 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK