Connect with us

Lajme

Ja rregullat për mysafirët që duan të shkojnë në dasma

Publikuar

më

Para se mysafirët të hyjnë në restorantin ku do të mbahet dasma, do të duhet t’i dezinfektojnë duart dhe secilit mysafir do të duhet t’i matet temperatura. Mysafirët nuk duhet të shtrëngojnë duart dhe të përqafojnë çiftin e ri, dhe as personat e tjerë të pranishëm në aheng. Qeveria konfirmoi sot se do të ketë muzikë të gjallë vetëm në dasma, me kusht që muzikantët të vendosen të paktën pesë metra nga tavolinat ku ka mysafirë.

Të sapomartuarit duhet të paraqesin një listë të të ftuarve të cilët mund të identifikohen nga menaxhmenti i vendit ku organizohet festa ndërsa dasma duhet të paraqitet në Odën e Gastronomisë ku është i anëtarësuar restoranti. Valle dhe vallëzime të ngjashme nuk duhet të ketë, mund të luhen në podium por në distancë.

Është i lejuar vallëzimi në podium, sigurohet e parasheh protokolli, me hapësirë ​​prej katër metra katrorë për person duke respektuar distancën e rekomanduar. “- deklaroi Muhamed Hoxha zëdhënës i qeverisë.

Vendimi i qeverisë për të lejuar muzikë të gjallë vetëm në dasma dhe jo në kafene, bare dhe restorante të tjera ka zemëruar muzikantët. Nëse nuk e ndryshojnë këtë vendim dhe nuk lejohen të ketë muzikë në të gjitha restorantet, kërcënuan se të premten do të dalin për të protestuar.

Shoqata e Muzikantëve “Muzikë tani”

“Pse dasmat dhe muzikantët që performojnë në dasma do ishin më të privilegjuar se të tjerët? Ku janë protokollet për ngjarje të vogla (kafene, restorante, klube nate, bare, dhe objekte të tjera gastronomike) që ua kemi dorëzuar verën e kaluar? Sa do të zgjasë ky diskriminim, sepse për këtë bëhet fjalë, për diskriminim?”

Objekti në të cilin do të organizohet dasma duhet të jetë i hapur nga të tre anët, në mënyrë që t’i plotësojë masat parandaluese dhe protokollet e autoriteteve. Dje, gastronomët theksuan se nga 150 objekte të regjistruara për dasma, vetëm disa do t’i plotësonin kriteret e kërkuara nga Qeveria. Tani për tani, nuk lejohet të festohet në pjesën e mbyllur të lokaleve. Nëse mysafirët hyjnë në atë zonë, duhet të mbajnë maskë mbrojtëse. Sot, industria për organizimin e evenimenteve të biznesit, seminareve dhe konferencave u ankua se nuk kanë marrë asgjë nga ndihma e paralajmëruar prej dy milion eurosh në prill.

.

Lajme3 minutes ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni43 minutes ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme45 minutes ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri59 minutes ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme1 hour ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme2 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme3 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Maqedoni3 hours ago

Dyshime për operacione të panevojshme në spitalet private: Nëntë nga 13 ndërhyrje rezultuan të pajustifikuara

Maqedoni3 hours ago

Kuvendi pritet të mbajë seancë urgjente për dhunën ndaj grave dhe femicidin

Maqedoni3 hours ago

Maqedonia ngec në rrugën drejt BE-së: Vetëm 3,8 pikë përparim në gjashtë vjet, Shqipëria dhe Mali i Zi ecin me hapa të shpejtë

Shqipëri3 hours ago

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Kosovë4 hours ago

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon

NA NDIQ NË FACEBOOK