Connect with us

Bota

Vuçiç: Shërbimet sekrete bllokuan planin tim për kufirin

Publikuar

më

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk kaloi zgjidhja që ai ka ofruar, mirëpo ai nuk ka specifikuar saktësisht se çfarë kishte ofruar dhe kujt.

Presidenti serb ka thënë në TV ‘Pink’ se “ajo që ka ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presionit të madh të disa shteteve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës, të cilat kanë aktivizuar agjenturat e tyre politike e mediatike në vende të ndryshme”.

Ai më tej tha se, ata që e kritikojnë fillimisht kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asnjë zgjidhje dhe propozim prej tij.

“Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme. Thoni se, nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim për Kosovën. Pajtohem, që nuk keni dëgjuar! Pse atëherë e keni kritikuar propozimin? Shkaku i kësaj më keni përgojuar në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është ai plan. Tash kur them se dështoi, thoni se nuk e keni dëgjuar propozimin. Pse atëherë kritikuar, pa dashur as të dëgjoni”, pyeti Vuçiç,

Ai shtoi se u organizua dialogu i brendshëm, por një pjesë e opozitës nuk ka paraqitur propozimin e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Tash ju pyes juve, cila është zgjidhja tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”, tha Vuçiç.

.

Shqipëri4 minutes ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme1 hour ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri3 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme4 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme4 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme4 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme4 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme4 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme4 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

NA NDIQ NË FACEBOOK