Connect with us

Lajme

Qeveria optimiste për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Publikuar

më

Kryeministri Zoran Zaev ka shpresë se në Qershor, vendi do të mund të mbajë seancën e parë ndërqeveritare me BE-në. Zaev thotë se Bullgaria duhet të dëshmojë se është racionale dhe në emër të dy popujve dhe të gjeneratave të reja duhet të gjendet zgjidhje.

“Unë shpesh them në emër të dy popujve vëllezër ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut ta bëjë jo një hap, por gjysmë hapin e parë, konferencën e parë ndërqeveritare. Kështu që lidhjet ekzistojnë. Kështu që fokusi jonë është ndaj Bullgarisë me të gjitha institucionet e saj, para së gjithash tek presidenti z. Rumen Radev, kryeministri Stefan Janev, tek ministri i punëve të jashtme, parlamenti dhe tek të gjitha institucionet dhe shpresojmë që në Qershor do të japin mbështetje të bëjmë hapin e radhës në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani paralajmëroi intensifikimin e takimeve mes përfaqësuesve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Unë veç më kam kontaktuar homologun tim, Ministrin e jashtëm Stoev, kryeministri Zaev ka folur me homologun e tij që do të thotë se në gjitha fronet kemi nisur komunikim. Pres që brenda ditëve të ketë edhe takime mes nesh, që të mund ti shfrytëzojmë këto dy javë të mbetura para fillimit të bisedimeve të qershorit”, pohoi Bujar Osmani. Ministër i punëve të jashtme.

Dy ditë më parë, gjatë shënimit të përbashkët të ditës së Shën Kirili dhe Metodit presidenti bullgar Rumen Radev tha se nuk ka nevojë për ndërmjetësues ndërkombëtar në kontestin mes Shkupit dhe Sofjes dhe se zgjidhja mund të arrihet përmes dialogut konstruktiv mes të dyja vendeve. Takimi i radhës mes autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë pritet të jetë javën e ardhshme mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Stefan Janev, në zonë Kufitare ku vendit do t’i dorëzohen 50 mijë vaksina anti-covid.

.

Lajme21 minutes ago

Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Maqedoni50 minutes ago

Banesa me 20 për qind ulje për çiftet e reja – në Aerodrom një metër katror mund të kushtojë 954 euro!

Shqipëri55 minutes ago

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

Lajme1 hour ago

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajme1 hour ago

Hodai alarmon: Jepen diploma pa dije, pa u paraqitur studentët asnjë ditë të vetme në fakultet

Lajme2 hours ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni3 hours ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri3 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme4 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni4 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë4 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë4 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK