Connect with us

Kosovë

Njohja e Kosovës nga Greqia po alarmon Serbinë

Publikuar

më

NATO, BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të ndikojnë në Greqinë për të ndryshuar pozicionin e saj në çështjen e Kosovës.

Kështu po pretendojnë mediat serbe, të cilat tash e sa kohë po merren me këtë çështje. Sipas tyre, nëse Greqia do ta bëjë këtë do të varet nga vlerësimi i saj se si një vendim i tillë do të reflektonte mbi çështjet e hapura me të cilat Athina ka fqinjët e saj.

Megjithëse Ministria Greke e Punëve të Jashtme njoftoi ditët e mëparshme se ata nuk e njohin Kosovën, por po përpiqen, të “thellojnë bashkëpunimin dypalësh” me Prishtinën.

Ish diplomati serb Zoran Milivojevic beson se Athina është nën presion nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të krizës ekonomike, si dhe se lëvizjet që Greqai po bën rreth Kosovës nuk janë një lajm i mirë dhe hapin çështjen e pozicionit të vërtetë të Athinës kur bëhet fjalë për njohja e mundshme të Kosovës.

Ish ambasadori në Berlin dhe OSBE, Milovan Bozinovic, tregon se Greqia ka shumë arsye për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke kujtuar se shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, ashtu si shumë grekë jetojnë në Shqipëri.

“Është e sigurt që presioni po ushtrohet si përmes NATO-s dhe BE-së, sepse qëndrimi grek ndaj Kosovës është një problem në sytë e anëtarëve të atyre organizatave dhe nuk është e lehtë për Athinën të jetë në tension të fshehtë me ta. Mund të ketë arsye për të negociuar, por unë nuk besoj se do të ishte në një mënyrë kaq të ashpër dhe naive. Athinës me siguri do t’i duhet të masë tre herë para se të marrë ndonjë vendim mbi Kosovën dhe Metohinë“, tha Bozinovic.

.

Maqedoni14 minutes ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme15 minutes ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri30 minutes ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme54 minutes ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme2 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme2 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Maqedoni2 hours ago

Dyshime për operacione të panevojshme në spitalet private: Nëntë nga 13 ndërhyrje rezultuan të pajustifikuara

Maqedoni2 hours ago

Kuvendi pritet të mbajë seancë urgjente për dhunën ndaj grave dhe femicidin

Maqedoni3 hours ago

Maqedonia ngec në rrugën drejt BE-së: Vetëm 3,8 pikë përparim në gjashtë vjet, Shqipëria dhe Mali i Zi ecin me hapa të shpejtë

Shqipëri3 hours ago

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Kosovë4 hours ago

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon

Lajme4 hours ago

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Shqipëria përgatit listë të re me persona “Non Grata”?

NA NDIQ NË FACEBOOK