Lajme
Paralajmëron Harxhi/ Nëse PD hapet dhe bashkohet, mund të vijë në pushtet për…

Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, ka bërë një paralajmërim mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për situatën aktuale në politikë.
Harxhi tha se nëse PD do të hapet dhe bashkohet, mund të vijë në pushtet për 2 deri në 3 vite. Ajo deklaroi në emisionin “Tempora” në Ora News se Rama mund të sfidohet edhe para vitit 2025.
“Nëse hapet dhe bashkohet PD-ja mund të vijë në pushtet për 2-3 vite. Edi Rama nuk është i pathyeshëm, por mund të thyhet me votë dhe me mjete demokratike të forta dhe konkrete. Kjo është një rrugë për të vërtetuar se PD-ja krijon frymë.
Rama sfidohet edhe para vitit 2025. Kjo gjë mund të bëhet ashtu sikurse kanë ndodhur edhe në qeveritë e Ballkanit kur një qeveri nuk e ka mbaruar një mandat të plotë në pushtet. Kjo është gjëja më normale që ndodh në disa vende me ndërrim qeverish”, theksoi demokratja./ CNA.al















