Connect with us

Kosovë

Tadiq:”Ju, për ne, jeni shqiptarë, jo kosovarë”

Publikuar

 

“Lexova artikulin në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku Tadiçi kushtimisht pajtohej me bashkimin shqiptar, thash me vete: a thua sa është acaruar dhe zemëruar Nexhmedin Spahiu? Pikësëpari më vajti mendja tek ai dhe disa të tjerë, që me shkrimet e tyre, me shumë pasion përpiqen të na distancojnë nga Shqipëria dhe të cilët me përkushtim të madh mbrojnë idenë e të qenit ndryshe dhe domosdoshmërinë e krijimit të kombit të ri. Jo vetëm këtë, por për të bindur publikun për idetë e tyre, ato prodhojnë ndjenja mosdurimi kundër Shqipërisë. Kur lexohet komentet e përkrahësve të tyre, njeriut i ngrihen flokët përpjetë. Njeriu mendon se po flasin keq për Serbinë: nga traumat, nga urrejtja. Mirëpo jo, ata flasin kundër Shqipërisë. Ata përgatisin terren për komb të ri.

Tadiçi me pak fjalë u tha atyre: “ju, për ne, jeni shqiptarë, jo kosovarë.” Ai nuk tha tekstualisht kështu, por nga dëshira e tij për të negociuar me Shqipërinë, mund të shkoqitej mendimi se po fliste për shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, jo për kosovarët, siç do të kishin dëshiruar disa mami. Etimologjia e toponimit Kosovë nuk ka mundur të shpjegohet me shqipen.”Kos” në serbishte d.m.th., mëllenjë, prandaj edhe është quajtur “Fusha e Mëllenjave (…)” Emri i vërtetë i këtij territori është Dardani. Dardani e zvogëluar, mirëpo jo Kosovë! “Kosovë” është semantika e copëtimit: përbuzjes, tmerrit, nënshtrimit dhe riemërtimit pas pushtimit serb! Ashtu siç kanë pagëzuar edhe Vojvodinën! Të krijohet kombi i ri me një fjalë serbe, d.m.th të ruhet lidhja kërthizore përgjithmonë me Serbinë.
Unë nuk kisha durim. Prisja shkrimin e profesorit Spahiu, të radhës. Kërshëria nuk më linte të qetë të lexoj kundërshtimin e tij. Se do ta kundërshtonte ai Tadiçin, isha i parabindur: isha i sigurt, aq sa jam i sigurt se java ka shtatë ditë. Dhe, disa ditë më vonë, u shfaq me lugë dhe fultere në dorë kryekuzhinieri. Profesor Spahiu merret me manipulim eksperimental, sugjestionim në masë dhe demagogji në gatimin e gjellës”komb”.
Sapo përfundova artikullin e gazetës gjermane, bëra vetes edhe këtë pyetje: pse ai ndritur, që konsideron veten profesor, doktor të shkencave, nuk lufton ta quajë Kosovën Republika Shqiptare apo Dardani, por dëshiron të gatuajë kombin kosovar dhe ta zhduk emrin shqiptar?

Tadiçi nuk u shfaq me këtë ide për t’u bërë babadimër i shqiptarëve, por ka ndërmend të nxjerrë përfitime të reja, tjera, si për shembull të na copëtojnë edhe një herë. Ai është patriot serb. Shqipërinë e vogël që e kemi sot, nuk është Shqipëria fizike që shtrihet deri në Bujanoc e Medvegjë, deri në Ulqin, Plavë e Guci, deri në Kumanovë, por është Shqipëria e copëtuar, sakatuar, masakruar, vrarë, dëbuar dhe zvogëluar nga ushtria serbe. Serbia pushtoi trojet tona dhe i mban të pushtuar, siç po mban veriun e Kosovës.

Shkëputur nga shkrimi i Naser Aliu

.

NA NDIQ NË FACEBOOK