Connect with us

Sport

Lewandowski pas rekordit: Goli erdhi në momentin kur nuk besoja më!

Publikuar

Robert Lewandowski shkroi historinë në këtë sezon të Bundesligas duke thyer rekordin 49-vjeçar të legjendës Gerd Muller. Sulmuesi polak falë golit që realizoi në sekondat e fundit të sfidës ndaj Freiburg, ndeshje që u fitua me shifrat 5-2 nga Bayerni, arriti shifrën e 41 golave sezonalë në Bundesliga kundrejt 40 golave që kishte realizuar Gerd Muller në sezonin 1971-1972 po me fanellën e Bayern Munich. Leva u shfaq shumë i lumtur për thyerjen e këtij rekordi historik që as vetë nuk e besonte se do të vinte, pasi ndodhi në momentin që ai nuk e priste.

“Nuk kam fjalë për këtë rekord. U përpoqa gjatë gjithë ndeshjes të shënoj, provova gjithçka dhe ia arrita në minutën e 90. Jam shumë i lumtur. Pashë që Sane po gjuante, kështu që shkova të shoh nga portieri.Sigurisht, doja të shënoja më parë, por e dija se në një moment rrjeta do vinte. Falënderoj shokët e mi të skuadrës që u përpoqën në çdo mënyrë për të më bërë të shënoja. Nuk isha i zemëruar, thjesht isha zhgënjyer sepse nuk mund të shënoja. Kur pyesja veten përse nuk po shënoja, atëherë erdhi goli. Ky rekord është edhe i shokëve të mi, i falënderoj ata”, u shpreh Lewandowski.

Sfida ndaj Freiburg ishte e fundit për 3 lojtarë që kanë fituar shumë me Bayernin si Javi Martinez, Jerome Boateng dhe David Alaba të cilët i dhanë lamtumirën Bayernit ashtu si edhe trajneri Hansi Flick duke ngritur edhe njëherë tjetër lart Meisterchalen dhe duke bërë herë të fundit dushin e birrës.

 

Maqedoni52 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK