Connect with us

Sport

De Zerbi: Me Sassuolon nuk mund të bëj më shumë, kam vendosur largimin

Publikuar

Ashtu siç flitej prej javësh, Roberto De Zerbi ka konfirmuar edhe zyrtarisht fundin e aventurës së tij në pankinën e Sassuolos, teksa ka sqaruar edhe arsyet e divorcit në konferencën për shtyp në përfundim të transfertës ndaj Parmës.

Tekniku që më 6 qershor do të festojë ditëlindjen e 42-të, drejton Sassuolon që prej 2018-ës dhe ka bërë shumë mirë në pankinën zijeshile, megjithatë pranoi se ka ardhur momenti të provojë një tjetër sfidë në karrierë.

“Pas ndeshjes me Genoan, u komunikova drejtuesve se do të largohem në fund të sezonit, sepse besoj që kam prekur maksimumin dhe ndoshta po të vijë një trajner tjetër mund të bëjë më mirë. Pas tre sezonesh këtu, falë punës mjaft të mirë edhe me shoqërinë, të cilës i jam mirënjohëse, besoj se kemi arritur kulmin. Jemi në vend të tetë dhe mund ta mbyllim edhe të shtatët, që do të thotë se më mirë se kaq unë nuk mund të bëj, ndaj vendosa largimin”, deklaroi De Zerbi.

E ardhmja e trajnerit italian pritet të jetë në kampionatin ukrainas, aty ku flitet prej muajsh për një interesim konkret nga ana e Shakhtar Donetsk, teksa palët tashmë duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë dy vjeçare.

Me Shakhtarin De Zerbi do të ketë mundësi jo vetëm të luajë për trofe në Ukrainë, por të marrë forcat edhe me klubet më të mëdha europiane, pasi klubi nga Donetsku merr pjesë vazhdimisht në Champions dhe Europa League.

NA NDIQ NË FACEBOOK