Lajme
Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri.
Rama tha se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 760 mijë vaksina.
I pari i qeverisë shqiptare theksoi se po vazhdohet drejt objektivit për vaksinimin e 1 milion qytetarëve.
“
11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.
Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar![]()
Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime
“.
.





















