Lajme
Shqipëri: Një i vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka vdekur një person si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 57 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 131,723, ndërsa i të vdekurve është 2,412 persona, transmeton Klan Kosova.
.



















